Euro dhe dollari e nisin javen me renie, ja sa u kembyen sot

375
0

Kjo javë nisi me renie për monedhën europiane, e cila humbi pikë këtë të hënë në raport me javën e kaluar, duke u blerë me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë.

Po ashtu edhe dollari amerikan është dobësuar këtë të hënë me 0.2 pikë nga dita e premte e javës që shkoi, teksa është blerë këtë mëngjes me 101.4 lekë dhe është shitur me 102.3 lekë.

Paundi britanik ndryshe nga euro dhe dollari ka fituar 0.5 pikë nga periudha e 07-11 dhjetorit, pasi është blerë këtë të hënë me 135.2 lekë dhe është shitur me 136.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Referuar tregut valutor vendas, franga zvicerane ka regjistruar rënie nga java e kaluar duke humbur 0.4 pikë teksa është blerë sot me 113.8 lekë dhe është shitur me 114.7 lekë.