Eshtrat e të vdekurve dalin në sipërfaqe, fëmijët luajnë me to

699
0

Eshtrat e të vdekurve dalin në sipërfaqe në fshatin Dugas Breg të Patosit. Rastiu denoncua nga banorët e fshatit në emisionin investigativ Stop që transmetohet në tv Klan. Dherat e një oborri të një kishe të vjetër që dikur përdorej si banesa e fundit për ata që ndërronin jetë, ka rrëshkitur duke nxjerrë në sipërfaqe kocka dhe skelete të të vdekurve.

Përballë këtij rasti skandaloz, kryetarja e Bashkisë së Patosit nuk pranon të japë shpjegim interesimit të gazetares së emisionit investigativ Stop. Kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj thotë se nuk ka dijeni për ngjarjen dhe nuk mund t’i japë një informacion gazetares.

Por ky fakt hidhet poshtë nga banorët e fshatit, të cilët thonë se janë paraqitur disa herë për skandalin e daljeve të eshtrave në sipërfaqe.

Tv Klan