Skip to content

“Është pjesë e jetës sime”, Mira Konçi flet për marrëdhënien me Shpëtim Saraçin

    Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi kanë qenë për vite me radhë një nga dyshet më të suksesshme artistike në Shqipëri, bashkëpunim që u shndërrua edhe në histori dashurie, duke sjellë në jetë Erën dhe Drinin.

    Por pas zhvendosjes së familjes në SHBA në vitin 2017, për arsye studimesh dhe shëndeti, rrjedha e jetës solli ndryshime: fëmijët dhe Mira mbetën në Amerikë, ndërsa Shpëtimi vijoi karrierën në Shqipëri.

    E ftuar në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, Mira Konçi ka folur hapur për raportin me Saraçni, duke u ndalur te bashkëprindërimi dhe respekti që, sipas saj, vazhdon të ekzistojë mes tyre.

    Artistja u shpreh se nuk mërzitet kur pyetet për të, pasi ai është një pjesë e rëndësishme e jetës së saj, si në planin personal ashtu edhe në atë profesional.

    Nuk kam pse të mërzitem kur më pyesin. Është pjesë e jetës sime. Ne jemi njerëz dhe duhet të respektojmë njëri-tjetrin, sidomos kur kemi fëmijë në mes. Edhe pas ndarjes, respekti ka qenë dhe mbetet. E rëndësishme është që të ruash dinjitetin dhe respektin, sidomos kur ke ndarë një pjesë kaq të madhe të jetës dhe të karrierës me një person. Sa i përket prindërimit, po, kam marrë shumë përgjegjësi mbi vete. Shpëtimi ka qenë gjithmonë shumë i angazhuar me punë dhe natyrshëm gjërat u ndanë në këtë mënyrë. Nuk ishte diçka e prerë me thikë, thjesht erdhi spontanisht. Unë jam natyrë që i marr gjërat përsipër dhe mundohem t’i bëj në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha Mira Konçi.