Së fundmi të gjithë ndjekësit e Ermal Fejzullahut janë kthyer kundër këngëtarit për shkak të një komenti që ai ka lënë në një foto të menaxherit të njohur Faton Shoshi.

Fatoni ka publikuar një foto ku shihet duke darkuar me Këshilltarin dhe Ndihmësin Personal të Presidentit të Gambias, mirëpo gjithë vëmendja është fokusuar tek komenti aspak i përshtatshëm i këngëtarit Ermal Fejzullahu.

“Thuj let kesh pak se s’po dihet qka është”, ka komentuar me shaka Ermal duke nënkuptuar që personi në fjalë nuk dallohej prej ngjyrës. Kjo deklaratë e tij është pritur keq nga fansat të cilët nuk kanë ngurruar t’i hidhen kundër dhe t’i kërkojnë që komentin ta fshijë menjëherë pasi është i papërshtatshëm.
Siç duket nga ky koment është vendosur në siklet edhe menaxheri Faton Shoshi i cili ka zgjedhur që ta mbyll opsionin e komenteve duke mos lejuar asnjë të shkruaj.