Erion Veliaj sërish baba me një vajzë? Tregon emrin që do t’i vendosë

1458
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar mbrëmjen e shtunë në emisionin “Shiko kush luan”, ku u vendos përball pyetjeve të fëmijëve.

Një prej fëmijëve e pyeti Veliajn nëse do të bëjë një vajzë si do ja vendosë emrin. Kryebashkiaku u përgjigj se po të bëhet baba i një vajze emrin do e merrte nga një libër i gjyshit të Ajolës, shkrimtarit të njohur Jakov Xoxa.

“Nëse do kem një vajzë besoj që do ja vë emrin nga një libër i Jakov Xoxës që është gjyshi i Ajolës. Ai ka bërë tre libra kështu që mund ta gjeni”, u shpreh Veliaj.

“News 31” ka zbuluar se emri më i përshtatshëm nga librat e Jakov është Juga, nga libri “Juga e bardhë”.