Vjen lajmi i mire nga Nju Jorku: Një ngjarje e shënuar për shqiptarët, nga sot do te kete nje..

567
0

Pas rrugës “Fan Noli”, në Bronx të Nju Jorkut, tani do të jetë një rrugë që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ajo ndodhet në kryqëzimin midis “Arthur Avenue” dhe “Crescent Avenue” e cila u përurua dje, në një ceremoni të veçantë ku morën pjesë, përveç komunitetit shqiptar që jetojnë dhe punojnë atje, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, por dhe zyrtarë të lartë amerikanë, si senatori Chuck Schumer, ligjvënësit Adriano Espalliat, Richie Torres etj.

Kryebashkiaku Veliaj falënderoi ata që mundësuan emërtimin e rrugëve në Nju Jork me emrat e dy personaliteteve të kombit shqiptar, si dhe u shpreh i emocionuar për një ngjarje si kjo, kaq e rëndësishme për shqiptarët.

Kur përfunduam sheshin “Skëndërbej” pata shumë emocione, se ai është sheshi më i madh i shqiptarëve, në qendër të Tiranës. Por, di të them se nuk kam ndjerë kurrë kaq shumë energji pozitive, kaq shumë dashuri dhe kaq shumë mirësi se sa këtu, në rrugën “Skënderbej” në Nju Jork. Një super bravo për Mark Gjonajn, për djemtë dhe vajzat e shkëlqyera, për brezat e rinj, që i pamë këtu, për kombin tonë të bukur, njerëz të punës”, tha Veliaj.

Në sheshin e tejmbushur, ai theksoi se sot shqiptarët janë sot më të bashkuar se kurrë. “Dikur, kur isha student këtu, as e mendoja kurrë se do të vinte kjo ditë. Nuk e kisha parë as në ëndrrën më të bukur se, një ditë, do të rikthehesha në qytetin ku kam shumë kujtime, për të përjetuar kujtimin më të bukur, përurimin e rrugës “Gjergj Kastriot Skëndërbeu” në Nju Jork. Ka shumë njerëz që thonë se ne jemi një vend i vogël si territor, nuk jemi të mëdhenj si Amerika, ne jemi të vegjël edhe në numër, por sot kemi treguar se ne jemi aq të mëdhenj sa idetë tona, dhe për sa kohë idetë tona janë të mëdha, dhe për sa kohë idetë e Skëndërbeut ishin të mëdha, kombi ynë është i madh dhe sot më i bashkuar se kurrë”, deklaroi Veliaj.