Erion Isai bën kërkesën e ‘prerë’ në Komision: Na rrisni pagat se i kemi të ulëta

267
0

Nën petkun e politikanit, Erion Isai duket se ka shtuar kërkesat ndaj shtetit.

Teksa ishte i pranishëm në Komisionin për çështjet ligjore, ku diskutohet në lidhje me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, Isai kërkoi rritjen e pagave për punonjësit në bashkitë e vendit.

Isai tha se është gjithnjë dhe më e vështirë që të gjenden punonjës, në bashkitë e vogla, ku shqetësim mbeten dhe lëvizjet e të rinjve drejt qendrave më të mëdha urbane.

“Doja të ngrija shqetësimin e pagave në pushtetin lokal, ku është e vështirë që të gjejmë punonjës, sidomos në sektorë të ndryshëm.

Nuk e kam gjetur ende arsyen se pse një ekonomist në ministri duhet të ketë një pagë më të madhe se një ekonomist në bashki. Duhet të reflektohet një unifikim i nivelit të pagave për këta punonjës”, tha Isai në Komision.