Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar ditën e sotme se do të ndërtojnë 500 banesa në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti i datës 26 Nëntor në Shqipëri,
“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, është shprehur Presidenti turk sipas Angjcisë së lajmeve Anadolu.
Banesë të shumta janë dëmtuar duke lënë të pastrehë shumë banorë në Durrës, Thumanë, Laç, Tiranë etj.
Ju kujtojmë që të mos harroni të jepni kontributin tuaj për të prekurit në portalin e-albania . DHURO DHE SHPERNDAJE!