Erdhi nga Anglia enkas për protestën, emigranti bën deklaratën e fortë (Video)

838
0

Qindra qytetarë janë nisur nga Shkodra për të ardhur në Tiranë ku do të zhvillohet protesta e opozitës së bashkuar. Por përveç qytetarëve që jetojnë çdo ditë në vend, protestës i janë bashkuar edhe emigrantë që jetojnë jashtë shtetit.

Një prej tyre, Naim Hasani i ardhur nga Britania tha se të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e ndershëm duhet të protestojnë kundër regjimit kr*minal të Rilindjes dhe për të mbrojtur votën e lirë. Ai bëri thirrje që protesta të jetë paqësore për t’i treguar botës se shqiptarët janë një komb qytetar që nuk e do diktaturën.

“Ata që rrinë në Amerikë, Kanada, Australi kanë arsye shumë të forta për të protestuar sot kundër Rilindjes, kundër instalimit të regjimit kr*minal të Rilindjes në Shqipëri. Populli, shpirti, demokracia, liria, barazia dhe drejtësia duhet të triumfojnë në Shqipëri. Shqipëria dhe shqiptarët të mos mbeten më delja e zezë e Evropës por të përparojnë, të ecin përpara me të drejta të plota si anëtarë të BE-së, përfshi të drejtën për të votuar si qytetarë të lirë.

Unë kam ardhur nga Britania si kryetar i PD-së në Britani dhe bashkë me mua kanë ardhur edhe emigrantë të tjerë, të cilët kërkojnë që në Shqipëri të vendoset liria, në Shqipëri të vendoset e drejta e votës, shqiptarët të mos kenë nevojë të largohen dhe të emigrojnë përditë dhe ta lëshojnë Shqipërinë por të ndërtojnë Shqipërinë këtu bashkë si shqiptarë e qytetarë të lirë të Europës.

Ftoj të gjithë shqiptarët kudo që janë, qytetarët e ndershëm t’i bashkohen protestës së sotme të opozitës, të PD-së dhe liderit të saj Lulzim Basha. Kjo është protesta për lirinë, është beteja për drejtësinë, është beteja për votën e lirë që i intereson çdo shqiptari kudo që është. Nisja nga Shkodra, simboli i demokracisë, tregon që shqiptarët janë të vendosur për t’i thënë jo ‘Rilindjes’, për t’i thënë jo regjimit që është instaluar në Shqipëri.

Shpresojmë dhe besojmë që protesta të jetë ndër më demokratiket, më paqësoret dhe t’i tregojnë shqiptarët botës se ne jemi një komb qytetar, një komb që nuk do komunizmin, një komb që nuk do diktaturën, një komb që nuk do kr*min dhe b*ndat. Fitore shqiptarëve!”, tha emigranti.