“Erdhi na trokiti e tmerruar në portë”, flet dëshmitari i ngjarjes së rëndë në Korçë: I kemi hequr të gjitha rrobat nga trupi por plagët ishin..

574
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Korçë, teksa një 45 vjeçar ka spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i ka vendosur flakën ish-bashkëshorten e tij.

Këtë ngjarje e ka parë nga afër një prej banorëve të zonës, i cili ka dëshmuar për Euronews Albania se i ka dhënë ndihmën e parë 31 vjeçares, Melisa Trëndafili, ish-bashkëshortes së Bledar Trëndafilit.

Dëshmia e qytetarit:

“Kam parë një burrë i cili në mes të rrugës fare pranë shtëpisë sime ka spërkatur me benzinë një grua e me pas i ka vënë flakën.

Gruaja e tmerruar ka trokitur në portën e shtëpisë time dhe së bashku me bashkëshorten e kemi ndihmuar fikjen e flakëve të zjarrit.

I kemi hequr të gjitha rrobat nga trupi dhe e kemi veshur, por plagët me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve, ishin të mëdha dhe pothuajse gjithë trupi ishte me plagë të shumta.

Kemi lajmëruar policinë dhe ambulancen të cilët erdhën shpejt në vendin e ngjarjes.”

Bëhet me dije se çifti ishte në proces divorci, ndërkohë që policia e Korçës është vënë në kërkim të autorit të dyshuar, pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa.

Gjendja e gruas është e rëndë, ndaj për këtë pritet të niset drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.