Erdhi me pushime ne vendin tone, turisti hollandez shokohet nga kushtet e infektivit: Aty nuk ishte as..

702
0

Në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor krahas pacientëve shqiptarë edhe shtetas të huaj, të cilët janë infektuar gjatë pushimeve në Shqipëri.

Për MCN një turist holandez shpreh pakënaqësi për shërbimin tek Infektivi, ku po merr mjekim motra e tij.

Gjatë intervistës së tij, ai është shprehur i skandalizuar nga kushtet e spitalit, ndërsa shton se mjekët janë të mirë dhe se e kanë ndihmuar.

“I jap nga 10, 0 pikë. Kishte kushte të këqija.

I vlerësoj me notën zero. Ku është qeveria? Nuk ka letër as në tualet. As anti-bakterial. Asgjë,“-tha ai.

Ndërkohë që aktualisht, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se aktualisht po marrin mjekim 39 pacientë, por nuk është bërë me dije asnjë detaj lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.