Erdhën nga Gjermania për të protesuar me popullin, Cfarë po ndodh ne Bulqize..

576
0

Në një kohë kur Ministria e Mjedisit ka dhënë leje për shfrytëzimin e parcelave pyjore, Prefektura dhe Këshilli i Bashkisë Bulqizë e kundërshtojnë diçka të tillë dhe firma koncesionare vijon punën, banorët e kanë marrë vetë situatën në dorë.

Prej disa ditësh, banorët e katër fshatrave, natën bëjnë roje në pyll dhe ditën protestojnë. Ndërsa dje, nga Gjermania, udhëtuan drejt vendlindjes dy vëllezërit Ismail dhe Gjetan Keta, kampionë të botës në Tai e Kik Boks, për të mbështetur banorët e zonës në këto protesta, që kanë për qëllim ndaljen e shkatërrimit të pyjeve.

Të shqetësuar se autoritetet shtetërore nuk u janë përgjigjur, banorët kanë ndërmarrë veprime konkrete. Burra e gra kanë vendosur të bëjnë roje me turne në hyrje të pyllit në “Sheshet Bulqizë”.

37332791_1770078473078300_8106101951965429760_n

Ata i kanë kërkuar kryebashkiakut të mbështesë banorët e katër fshatrave të FushëBulqizë dhe të shkëpusë çdo lidhje të mundshme me firmën e shfrytëzimit të pyjeve për lëndë djegëse.

Ismail dhe Gjetan Keta, kampionë bote në Tai e Kik Boks, lindur në fshatin Koçaj të Bulqizës, kanë udhëtuar nga Gjermania për të qenë të pranishëm në këtë protestë dhe për të dhënë mesazhet e tyre.

“Nuk jam Ismail Keta në këtë rast, jam protestues, ashtu si gjithë bulqizakët, për të drejtën e vendlindjes sime, siç duhet të jetë çdo qytetar i ndershëm dhe shqiptar i vërtetë. Është kënaqësi të ngrihen fabrika dhe të krijohen mundësi për punëtorë në vendlindjen time, por jo të shkatërrohen pyjet për interesa private. Respekt për bashkëfshatarët e mi që treguan qytetari, durim, por dhe këmbëngulje, duke treguar që pronën, shpresën e fëmijëve tanë, nuk mund ta shkatërrojnë bandat”, u shpreh Ismail Keta.

Historia e koncesionit dhe protestave fillon në vitin 2015, kur Ministria e Mjedisit dha leje për shfrytëzimin e parcelave pyjore pranë katër fshatrave të Fushë-Bulqizës. Banorët

kundërshtuan që atëherë, duke u ankuar se nuk ishin konsultuar dhe se koncesioni prekte burimet e tyre jetike.

Portrait of Caucasian barista woman with two cups of fresh espresso cappuccino. Waitress serving holding hot drinks. Preparing coffee in restaurant shop cafe. Busy life of local small business.

Pas një peticioni të banorëve, prefekti i Dibrës urdhëroi “pezullimin e punimeve për hapjen e rrugës auto-pyjore”.

Kompania kundërshtoi vendimin e prefektit si të jashtëligjshëm, por puna për hapjen e rrugës u bllokua. Protestat kundër koncesionit u rigjallëruan së fundmi kur kompanitë koncesionare filluan të hapin një rrugë të dytë, duke u dalë nga pas fshatrave.

Banorët e fshatrave, ndërkohë, ankohen se u bëhet vazhdimisht presion dhe se autoritetet, përfshi Policinë, mbështesin në mënyrë të paligjshme koncesionarin.

Kompania koncesionare është mbrojtur duke bërë me dije se kishte fituar një kontratë të ligjshme dhe se po të kërkonte zbatimin e saj, pavarësisht kundërshtimit të banorëve./Panorama/