Era e fortë, pezullohen tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas

404
0

Moti i acarte ka bërë që porti i Barit të mbyllë lundrimet për sonte pasi është duke fryre erë e fortë me drejtim veri lindje qe ka shkaktuar dallgëzim të madh.

Për rrjedhojë, dy tragete që bëjnë linjat Durrës-Bari dhe anasjelltas i kanë bllokuar lundrimet për sonte. Nga Autoriteti Portual mësohet se bëhet fjalë për tragetet Adria Ferries dhe GNV qe nuk do të lundrojnë.

Ndërkohë anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat nga sot në drekë kanë anuluar lundrimet, pasi deti me dallgë 7 deri 8 ballë nuk mundëson lundrimin e tyre.

Ndërsa Trageti Rigel VII është nisur për në Bari rreth orës rreth orës 13.05 të ditës, 10 orë para nisjes së zakonshme që bëhet në orën 23.00.