Epidemiologu jep lajmin qe te gjithe presim: Pikun e kurbës mund ta kemi arritur, por..

1214
0

Epidemiologu i ISHP Dritan Ulqinaku është shprehur diten e sotme ne Abc News se me ritmet e deri tanishme të kurbës së të prekurve, se vendi ynë mund ta ketë kaluar pikun e pandemisë së koronavirusit.

Në një bisedë me Enkel Demin, mjeku Ulqinaku është shprehur ndër të tjera se tashmë mendon se është momenti që të fillojë dhe ulja e masave në mënyrë graduale pasi kjo do të ndihmojë në mënyrë që sistemi mjekësor ta ketë më të menaxhueshme situatën e rasteve me koronavirus.

Ai ka theksuar ndër të tjera se fatmirësisht falë masave të marra dhe respektimit të tyre numri i rasteve të infektimit dhe jetëve të humbura është brenda kufirit të menaxhueshëm.