Epidemiologu Ilir Alimehmeti: E çuditshme pse kaq e ulët shkalla e infektimit

258
0

Një version i ri i Covid-19 është gjetur në shumë shtete të botës në orët e fundit, me Mbretërinë e Bashkuar që shihet edhe si epiqendra e saj. 

Për epidemiologun, Ilir Alimehmeti ky mutacion pritej, pasi koronavirusi deri më tani ka pësuar mbi 4 mijë mutacione, por ata nuk kanë ‘pushtuar’ botën.

Në emision “Real Story”, Alimehmeti u çudit me faktin se pse transmetueshmëria është kaq e ulët, pra 70%.

‘Nuk është mutacioni i parë që ky virus mori. I pari ishte në mars. Virusi vetë bën mutacione për të rritur infektimin dhe jetëgjatësinë e tij. Janë zbuluar deri në 4 mijë mutacione që ka pasur ky virus, por nuk ka pasur këtë pushtim të botës. Ne e kemi thënë në kohë të vazhdueshme, por nuk po çuditëmi me këtë. Ne po çuditemi se pse kaq pak. Ne kur themi 70% është 70% për çfarë? Nëse është R, pra transfetueshmëria, nga 1.11 do të shkojë 1.17. Nuk kemi ende të dhëna se sa është shkalla e infektimit,’ tha Alimehmeti.