Enkel Demi: “Do vdesim me Arditin dhe Fevziun në ekran”

1315
0

Enkel Demi për disa vite ishte pjesë e Tv Klan ku solli disa programe të cilat mund të konsiderohen mjaft interesante. Ai i ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës, i pyetur cili është dështimi më i madh në projektet ei tij u shpreh se:

“Nëqoftëse do të quhet dështim është ai program që kam pas bërë në Klan që quhej “Foli Kelit”, nuk më ka pas pëlyqer. Nuk më pëlqeu mua sepse më duhej një studio më e madhe dhe më shumë spektakël sesa talk show.

Puna e talk show-t i lihet atyre që e kanë fitur këtë treg. Të jesh në Klan dhe të futesh tek tregu i Fevziut nuk është e bukur dhe të jesh në Klan e të futesh në tregun e Gjebreas sikur nuk ka kuptim. Ka gjasa që me ato programe të vdesim në ekran me Gjebrean dhe Fevziun”- ka përfunduar Keli.