Eni Çobani në vështirësi: Ky është fundi i kësaj shoqërie…Ja çfarë i ndodhi juristes

783
0

Kjo histori po bën xhiron e rrjetit. Pasi një sipërfaqe tokë e përfituar nëpërmjet ligjit 7501 në vitin 1991, është bërë mollë sherri mes 6 motrave dhe vëllait të tyre të vetëm.

Kjo histori e ka zanafillën në vitin 2005, kur 7 fëmijët humbin edhe nënën pasi babai kishte ndërruar jetë në vitin 1993. Në këtë moment të gjitha motrat edhe vëllai bëhen bashkëpronarë të një toke prej 13 dynym por sot jo të gjithë gëzojnë pjesën e tyre të pronës. Njëra prej motrave, Dashuria, ka sjellë motrën Manushaqen për t’i kërkuar asaj një zgjidhje pasi sipas saj, Manushaqja është përgjegjëse për gjithë atë çfarë ka ndodhur.

Kurse Hysniu, vëllai i vetëm, është pronar i tokës edhe pse nuk bashkëpunon me motrat për t’i qartësuar ato duke u treguar mënyrën si ai e ka marrë këtë pronësi.

Dashuria: Unë sot kam ardhur këtu për një seancë ndërmjetësimi, sepse kam shqetësim me familjen. Gjithashtu motra më ka shitur tokën…

Manushaqja: Jo motër, s’kam shitur tokën. Tokën ta ka shit vëllai!

Dashuria: Gjeje tokën, unë dua pronën time, pronën time nuk e lë…Gjeje!

Një firmë e dhënë nga Manushaqja është bërë shkak i konfliktit mes motrave. Manushaqja nuk pranon të ketë shitur pronën e motrës së saj, por Dashuria bën atë përgjegjëse.

Në vitin 1991, Dashuria ka qenë e pamartuar, ishte pjesë e familjes bujqësore dhe ka përfituar nëpërmjet ligjit 7501 si të gjithë anëtarët e familjes.

Prindërit dhe katër motrat kanë përfituar 13 dynym tokë, gjithashtu edhe vëllai me bashkëshorten dhe fëmijët e tij kanë përfituar 13 dynym tokë.

Eni Çobani: Këto kanë qene me ju, bashkë në një familje?

Dashuria: Ata kanë qenë më vete…

Eni Çobani: Unë kam dokumentin ligjor në bazë të të cilit, familja bujqësore përfitonte tokë në Republikën e Shqipërisë, ka qenë certifikata e 1 Gushtit të vitit ’91..

Familjes i janë dhënë gjithsej 26 dynym tokë, ku 13 dynym i përkisnin familjës së Dashuries me prindërit dhe motrat, ndërsa pjesa tjetër vëllait të saj dhe familjes së tij që kishte krijuar.

Sipas Dashuries, edhe pse rezultonin një të njëjtën certifikatë familjare, dy familjet jetonin të ndara nga njëra-tjetra.

Dashuria: Në 2007 më merr vëllai në telefon, më thotë “dua një firmë nga ti”. E pyeta përse e do firmën time. Më duhet tha që të mos kem probleme me tokën time. Edhe unë ka hedhur firmën në një letër të bardhë. Unë e firmosa duke besuar te vëllai se më tha vëllai më duhet firma, që të mos kem probleme me ish pronarin e tokës, që kam pasur përpara. I thashë vëlla ti ke tokë me ligjin 7501 nuk ke të drejtën as ta blesh as ta shesësh. Nuk ka problem tha. Nuk më ka kërkuar as mjet identifikimi, dhe nuk më ka treguar së çfarë zyre ishte ajo. Babai më ka vdekur në vitin ’93 ndërsa mami në 2005. Të gjithë dokumentacionin mbi pronësinë i ka vënë vëllai sipër vetes së vet pas vdekjes së prindërve.

Eni Çobani: Akti i marrjes së tokës së Hysniut, është me 13.000 e 200 metër katrorë. Ai ka këtë me familjen e tij. Kemi edhe një 13tëshe tjetër, kjo pjesa ku është?

Dashuria: Ajo është e babait bashkë me ne fëmijët. Unë nuk e kam dokumentin. Pasi vdekjes së prindërve i ka marrë vëllai të gjithë dokumentet.

Eni Çobani: Hysniu këtu ka vetëm 13.000 e 200 metra katror, nuk ka 26 dynym…

Dashuria: I ka heq i ka kaluar të gjithë sipër vetes së vet.

Unë kam sjellë Manushaqen sepse ajo i ka shitur gjithë tokën vëllait, pa dijeninë tonë.

Manushaqe: Motër unë nuk kam shitur tokën, e ka shitur vëllai.

Dashuria tregon edhe një kontratë shitjeje në të cilën dëshmohet sipas saj që Manushaqja i ka shitur Hysniut gjithë pjesën e tokës për 3 milionë lekë.

Manushaqja: Zonja Eni, mua më mori vëllai në telefon, hajde tha hidh një firmë, edhe unë shkova.

Pjesë e seancës së ndërmjetësimit bëhet edhe Xhevahirja, motra e Manushaqes dhe Dashuries.

Xhevahirja: Unë në 28 Prill të 2007 ka ardhur në Shqipëri, dhe në 4 Maj jam kthyer për në Itali. Kam ardhur në fillimi të Majit kam shkuar me vëllain aty, unë noterin nuk e njoh absolutisht fare. Duke i besuar vëllait unë kam firmosur. Unë nuk e dij apër çfarë bëhej fjalë.

Në 4 Maj në 2007 jam nisur nga Durrësi për në Itali.

Ndërkohë juristja Çobani sqaron se disponon një prokurë dhe një kontratë që mbajnë firmën e Xhevahires. Prokura është firmosur në Shkurt ndërsa kontrata në Qershor po në vitin 2007.

Xhevahirja: Firma nuk është e imja. Absolutisht nuk është firma ime.

Dashuria: Xhevahire, je në dijeni ti që i keni dhënë të drejtën Manushaqes të shesë tokën?

Xhevahirja: Jo janë gënjeshtra të gjitha.

Historia ka filluar me një prokurë të vitit 2007, ku motrat të gjitha, ia kanë lënë të drejtën Manushaqes që të bëjë çdo veprim mbi pronën takuese të tyre, me 7501. Mirëpo tashmë asnjëra nga motrat nuk pranon të ketë hedhur firmën me vullnetin e tyre të lirë duke thënë se firma iu është falsifikuar.

Eni Çobani: Zonja Dashurie ka shkuar përpara gjykatës të rrethit gjyqësor Tiranë, ka investuar gjykatën, me pretëndimin se është anëtare e familjes bujqësore dhe kërkon pjesën e saj. Deri në momentin kur ju keni bërë këtë kërkesë-padi, dhe daton në datën 26 Shtator 2016, pra dy vite më parë. Atëherë në këto kushte, ju kur e keni marrë vesh të gjithë këto veprime që kanë bërë sepse jemi pak vonë në kohë ? Pasi prindërit ndërruan jetë, nga ai moment, gjithësecili nga ju e quan veten bashkëpronar, gjatë kësaj kohe çfarë keni bërë sepse bëhet fjalë për 11 vjet?

Dashuria: Unë i kërkoja vëllait tokën, ai thoshte do e ndajmë, na mbante pezull.

Nuk e di si i ka bërë letrat.

Vëllai, Hysniu bëhet pjesë e seancës nëpërmjet telefonit ku shprehet se motrat le ta gjejnë përgjigjen vetë.

Përgjigjen ta gjejnë vetë, hajt shëndet”, tha Hysniu duke mbyllur lidhjen telefonike.

Eni Çobani: Ky është vëllai tipik shqiptar që përgjigjet para 6 motrave të tij…Edhe ne do të mundohemi Zoti Hysni ta gjejmë të vërtetën patjetër, por me dhimbje e përcjell këtë telefonatë. Të tilla kanë qenë edhe telefonatat e mëparshme në fakt, nuk është se ka bërë ndonjë ndryshim. Megjithatë shqiptarët duhet të dinë vetëm që kur flasin dhe komunikojnë me një ndërmjetëse, duhet të kuptojnë se pas nesh është dëshira e mirë e një komunikimi të pastër qytetar për të marrë vesh të vërtetën, të cilën e duan edhe motrat e veta, të cilat janë të një nëne dhe të një babe, dhe ky është fundi i kësaj shoqërie nëse një vëlla përgjigjet në këtë formë përpara motrave të veta. D.m.th unë nuk kam se çfarë them më…”

Çobani sqaron se ekziston një certifikatë për vërtetim pronësie e lëshuar më 22 Maj 2007, ku janë të listuar të gjithë bashkëpronarët, ata që kanë qenë dhe ata që nuk kanë qenë pjesë e familjes bujqësore.

Në këtë moment Hysniu ka marrë Manushaqen dhe të gjitha motrat për të bërë një prokurë dhe nëpërmjet kësaj prokure është kryer shitja.

Prona është shitur dhe e gëzon zoti Hysni Gjokmeli. Toka është në emrin e Hysniut forma në të cilën ka kaluar është kontrata e shitblerjes, ku është shfrytëzuar prokura e motrave, në emër të Manushaqes dhe më pas është marrë Manushaqja, e cila i ka bërë shitjen.

Eni Çobani- Dashuries: Çfarë i kërkojmë Manushaqes?

Dashuria: Unë i kërkoj Manushaqes të më japë deklaratë në çdo institucion të shtetit të përgjigjet pas meje.

Manushaqe: Po, pas teje do vij.

Seanca mbyllet me premtimin e Manushaqes për të qenë pranë të motrës në betejën për të rimarrë pronën megjithëse shumë fakte mbeten ende të paqarta.