Ky ishull në Greqi ju jep shtëpi, tokë dhe 500 euro në muaj për të jetuar atje
Qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e centralit të parë për prodhimin e energjisë nga era.
Ferma eolike do të ketë një kapacitet prej 3 Megavat dhe do të
ngrihet në zonën e Topojës, në Fier. Sipas vendimit të Këshillit të
Ministrave, kompania Max Energy ka një afat 2-vjeçar për të përfunduar
punimet dhe vënien në punë të këtij centrali.
Në bazë të
kontratës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të përfitojë të
paktën 2% të sasisë vjetore të prodhimit, ndryshe nga skemat e mëparshme
ku qeveria garantonte blerjen e energjisë nga privati.
Pas shpalljes së strategjisë për investimin në energjinë e rinovueshme, qeveria ka marrë një numër të lartë aplikimesh nga investitorë vendas e të huaj, por të fokusuar kryesisht në energjinë diellore.