E pabesueshme/ DASH publikon shifrat, ja sa shqiptarë kane aplikuar deri tani për lotarinë amerikane

166
0

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar shifrat e të gjitha shteteve, duke treguar sesa qytetarë kanë aplikuar për lotarinë amerikane.

Siç shihet nga shifrat deri më tani 240 mijë shqiptarë kanë aplikuar. Pritet që kjo shifër të vijë në rritje pasi afati i aplikimeve është deri në datën 9 nëntor.

Shifrat kanë një ulje krahasuar me vitet e mëparshme. Në vitin 2020 ishin plot 345 mijë aplikime dhe në vitin 2019 ishin 330 mijë aplikime.