Ëndërronte të bëhej futbollist, 16-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

521
0

Një 16-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në një aksidenti tragjik në Itali.

I riu i identifikuar si Gabriel Alibeaj kishte dalë me shokët mbrëmjen e së martës (6 shtator), por gjithçka u kthye në një tragjedi.

Teksa po kthehej në banesë ai u përfshi në një aksident me triçikël, ku pësoi një goditje të rëndë në kokë.

Gabriel Alibeaj u dërgua me urgjencë me Pegaso në Cisanello dhe u shtrua në spital atje në gjendje kritike. Si të mërkurën ashtu edhe dje kishte shumë shpresa se Gabrieli do të zgjohej. Por më vonë babai i 16-vjeçarit njoftoi në rrjetet sociale për vdekjen e tij.

“Ju falënderoj të gjithëve për lutjet tuaja, tani lutemi për shpirtin e tij. Gabriel nuk ia doli. Luftoi si luan, i mbështetur nga familja dhe lutjet e miqve, por nuk u zgjua. Në dhimbjen më të thellë la të atin, Altinin, nënën Imeldën dhe motrën e vogël Chiara, të cilat e donin shumë”- shkroi babai i Grabrielit.

16-vjeçari ëndërronte të bëhej një futbollist i madh dhe ishte spikatur nga klubet lokale në Itali.

Gabrieli aspironte të bëhej, ai e donte këtë sport dhe e praktikonte që në fëmijëri, pasdite e ndante kohën mes stërvitjeve dhe ndeshjeve me miqtë.

Rreth një muaj më parë klubi Lunigiana Pontremolese 1919, ku ai aderonte shkroi fjalë entuziaste për të ardhmen e sportistit, duke e konsideruar “ndër protagonistët absolutë të sezonit që sapo ka përfunduar”.

“Gabri ne jemi krenarë për ty”, shkroi klubi asokohe.

Ndërkohë që pas ngjarjes së rëndë klubi përmes një mesazhi i shprehu ngushëllimet e ndjera të afërmve dhe familjarëve të futbollistit.

“Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen që ndjejmë. Pusho në paqe Gabriel, engjëlli i vogël. E gjithë shoqëria, i gjithë komuniteti ynë i shpreh ngushëllimet, Altinit, Imeldës dhe Chiara-ës së vogël. Ne nuk do të harrojmë kurrë.”