Ëndërrojmë Amerikën pa ditur çmimin. Rrëfimi prekës i emigrantes së kthyer pas 20 vitesh. Atje isha e kënaqur, këtu jam e lumtur..

Nga Aneta Mihali Xhiku

Pas 20 vjet emigrimi, diç kam mësuar për dhimbjet e shpirtit nga vetmia dhe çrrënjosja. Shqiptarët ëndërrojnë Amerikën, pa ditur çmimin emocional, shëndetsor, familjar, profesional e shoqëror që duhet paguar për komoditetin ekonomik.

Në 4-5 vjet, pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë blejnë shtëpi e makina, fëmijët mësojnë në shkolla të mira ku ambicja e trashëguar nga prindët, dalë nga një vend pa mundësi, i nxjerr në krye të klasës.

Nëse ke qenë profesionist në Shqipëri, synon të arrish të paktën në po atë nivel, por kjo kërkon përpjekje titanike që shpejt kthehen në stres. Mundësite të joshin të punosh më shumë, hyn në borxh që të blesh me të mirën, por e mira s’ka fund, dhe njeriu e gjen veten në qerthull ku harron të ushqejë shpirtin e vet.

Ardhur nga një vend ku si terapist shërben komshija, kushëriri, shoqja e punës apo e shkollës, emigranti shqiptar ndodhet në boshllëk – nuk gjen njeri të zbrazet, nuk gjen njeri ta mbushë.

Dhimbjet e shpirtit kthehen në sëmundje, stresi paralizon muskujt, sh.katërron trupin, fillojnë ilaçet që ndreqin një gjë e prishin dy, por ti vazhdon të vraposh, derisa ngec e jeta merr tatëpjetë…

Familjen e kisha aty me rrënjë e degë, por më mungonte shoqëria, gjuha e folur në rrugë, peisazhi. Nënvetëdija kish shtresëzuar nevojën për të parë malet, kodrat, lumin, por mungesa fatale qe Deti.

Ju ka ndodhur që, një herë në ca vjet, të shihni të njëjtën ëndërr makthi? Imja qe kjo: shkoja në Sarandë për dy javë, me qejfin që “do kënaqem në det!” Por vinte dita e fundit dhe s’kisha mundur të kridhesha as edhe një herë në ujë.

Nga ballkoni i motrës sime shihja një copëz blu, bluu, bluuu… “Obobo, nesër do iki!” Zgjohesha e tronditur, me faqe të lagura – kisha qarë në gjumë.

Mendjen e kisha të mbledhur, ndoshta, ndoshta kthehesha në Shqipëri pas pensionit. Fëmijët kishin dalë në jetë, qe koha ta merrnim shtruar e të gëzonim të mirat e punës në atë vend të begatë, por njeriu kurrë nuk e di si i vijnë kartërat në jetë.

Vendimin për t’u kthyer e mori im shoq. Erdha këmbëzvarrë e me kokën pas, por u befasova nga energjia, mundësitë e shumta për biznes, ngrohtësia e njerëzve këtu. “Erdhe, mirëseerdhe, sa do rrish?” “Përgjithmonë!”

Në fytyrë shfaqet mosbesimi, pastaj kënaqësia “kjo që rri, diçka di.” Pasi kalon entuziazmi i parë, zënë e fusin hundët në punët e tua, nisin ankesat pafund… ti bie në tokë e zë të ndjesh dëshpërimin e thellë të shoqërisë shqiptare.

“Ka marrë fund, nuk ka më shpresë këtu” – është refreni që dëgjoj përditë. Në qytetin tim ka mundësi të jashtëzakonshme, por të papunët nuk i shohin – rrinë në kafene dhe përsërisin: “ky vend nuk bëhet!”

S’i pengon askush të pastrojnë rrugicën para shtëpisë, të mbjellin lule e pemë midis pallateve, të lyejnë murin a shkallët, të punojnë apartamentet bosh të komshinjve që kanë ikur, të lidhen me fshatarët për të sjellë prodhimet e tyre në qytet, të organizojnë një kor apo një eskursion me fëmijët e mëhallës, të ndihmojnë dikë në hall, por jo – janë tepër të zënë me telenovelat, fejsbukun, filxhanin e kafesë nën shtëllungat e duhanit…

Në Sarandë vijnë të huaj me trumba, shesin shtëpitë në vendet e tyre dhe bum! blejnë apartamente e hapin biznese – kurse ne e kemi mendjen të ikim, të ikim një orë e më parë!

Në arrati shkërmoqim familjen, lëmë pas prindër që plaken të vetmuar, fëmijë që nuk ndjejnë përkëdheljen e gjyshërve, ëndërra profesionale të paarrira, e pëlhura e shpirtit dobësohet fill pas filli…

Nga një studim mbi faktorët që përcaktojnë jetëgjatësinë e njeriut, del se njëshi është komuniteti, jeta e rrugës; 2. familja dhe miqtë e ngushtë 7. duhani.

Emigranti ka 7 herë më shumë gjasa të v.desë nga vetmia, se sa nga pirja e duhanit. Keni dëgjuar ndonjë fushatë kunder emigracionit? Shihni filmin dokumentar “Babushkat e Çe.rnobilit” (https://thebabushkasofch.ernobyl.com/) – pas ka.tastrofës nu.kleare në Çe.rnobil, banorët u shpërngulën përfare në Moskë. Zona u rrethua me tela, por disa të moshuar u kthyen fshehurazi në shtëpitë e tyre, ku zunë të jetonin me prodhimet e tokës që mbartte v.dekjen.

Doli fjala e u nis një ekip (me kokë ne trastë) që të vëzhgonte se si ishte e mundur jeta në një vend të tillë. Studimi konkludoi se v.dekshmëria e të moshuarve të shpërngulur në Moskë ishte 10 herë më e madhe se vd.ekshmëria e babushkave të kthyera në zonën e vd.ekjes. Punët e shpirtit….

Pas 20 muajsh këtu, jam e vetëdijshme për plagët e thella të shoqërisë shqiptare, e kuptoj sa e vështirë është të rrisësh fëmijë e të ngresh profesion në një vend ku qeveria punon vetëm për xhepin e vet, duke shkatërruar mundësitë për njeriun që ka nevojë e qejf të punojë.

Por bota ka ndryshuar: në perëndim emigrantet nuk i pret më njeri krahëhapur, vetë perëndimoret nuk po gjejnë rehat (miqtë e mi të rinj Shawn Simons and Kyle Drevlo shitën gjithshka kishin në Kaliforni dhe po ndërtojnë një fermë në Finiq; të shtunën pres Lucy Ivanoff që mbërrin në port vetëm me dy valixhe pasi shiti apartamentin në Washington D.C.; Natasha Wolf po i lan duart nga shtëpia në Long Island, ndërkaq që në mars e pret foleja e re në mëhallën time.)

Kemi fatin e madh të jetojmë në një vend me klimë, pasuri, ushqim, histori, inteligjencë emocionale etj, që i bën të huajt të mos mendohen dy herë e të ngulen këtu.

Shqipëria ka ecur përpara në disa drejtime, mbrapsht në disa të tjera, por teknologjia dhe media sociale na kanë hequr çdo justifikim për të humbur kohë.

Nëse bëjmë më të mirën që mundemi vetë, gjejmë e vlerësojmë më të zotët mes nesh dhe i nxjerrim në krye, mbështesim kurajon qytetare për t’u kërkuar llogari atyre që na udhëheqim, ndjej që shpresat janë reale.

Ditët i harxhoj me njerëz që thonë “këtu mund të bëjmë diçka” dhe, si dikush që i ka jetuar të dy realitetet, u them: “aty isha e kënaqur, këtu jam e lumtur.”

P.S: Njoh shumë emigrantë që nuk ndajnë të njëjtin mendim me mua dhe janë të lumtur në emigrim, por kjo është shkruar për ata që ndjehen si unë.

- Advertisement -

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë...

Pensionet në Itali/ Sa vite punë duhet të keni për të qenë përfitues

Me 129 vota pro dhe asnjë kundër, senati italian miratoi në seancën e djeshme plenare marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me...

Expose your thoughts

  1. Uroj .pac fat . po shpejt u ktheve nga amerika. Megjithate me nje pasaporte amerikane ne xhep .shancet per biznes i ke me te mira . ska problem njeriu ben atdhe vendin qe jeton ..

    • Un ndihem njesoj jam 29 vjec dhe kam 5 vite ne Amerik. Do doja ta kontaktoja kete zonj … Kam te njejten dhimbje .Ketu mund te maresh cdo gje qe do te ndimon banka nuk te mungon asgje vuajn per puntor jo per pun …po ne fund te dites qe ke fituar pare gezon dhe ne fund te muajit ikin te gjitha ti je gjithmon borxh me banken po ste mungon asgje . Dhe duke u munduar ta perballosh jeten ti humbet shendetin ndjenjat buzeqeshjen ngrohtesin dhe shenderohesh ne nje njeri te ftohte pa ndjenja qe nuk te qeshet dhe kur esht per te qeshur nuk te vjen keq per njeri dhe pse e sheh keq…dhe pa kuptuar shenderohesh ne nje robot prej mishi ku gjaku nuk vlera dhe gjat moshes 50 vjec ti perfundon i vetem pa njeres dhe shkon jeton ne azile pa arsye per te jetuar …

      • po shko ne Shqipri o lum miku se aty banka te jep pare e nuk ti kerkon. Pse humb kohen kot aty ne Amerike

  2. Urime moj zonje! To me looks like you found the possiblity of opening a business in Albania and brought your american friends with you. Strange, your all speech about not having friends and being alone. Wondering why you didn’t bring your children with you..You saw an opportunity and you grabed it, and I think that’s good, but stop being an hypocrite and state your real reason why you went back. Did you let IRS know that you as US citizen are opening a business in a foregn country, and if not maybe you should send back your US passport and learn to leave with the Albanian one. And maybe you can do business with Albanian friends, you know, the ones from your childhood, the ones that speak your native language and carry your albanian traditions, that your suffering heart ached for years and years in immigration. Good luck! Oh by the way, try to make a honest business in Albania, and try to pay at least a medium wage to your dear albanians that you have missed so much.

    • Vajze e dashur, kjo zonja e nderuar qe ka shkruajtur kete shkrimin nuk ka fyer njeri.
      Ju jo vetem qe po i fyeni inteligjencen por po
      perpiqeni te tregoni se jini me inteligjente.

      E kuptojme qe di anglisht dhe jeton ne
      Amerike dhe shume mire qe je mirenjohese, por
      mua me duket se nuk po flet as inteligjenca dhe as mirenjohja. Duket qarte se edhe ty te mungon Shqiperia dhe ndoshta ndoshta je pakez xheloze?

      Te lumtur jane ata qe degjojne cfare ju thote zemra dhe nuk jetojne me genjeshtra.
      Fat te mbare!

  3. O Ela.What’s with yr nasty attitude?Why don’t u give credit to someone for taking this big step?? Kjo eshte ajo qe ne nuk ecim kurre perpara.Paska mesuar IRS dhe minimum wage bytha jote.Dhe fol Shqip here tjeter,,qe te kene mundesi te te qortojne shume te tjere qe mbase nuk flasin Anglisht!

  4. Pasi jetojne ne Amerike, punojne dhe kursejne ne Amerike, rrisin dhe edukojne femijet ne Amerike, marrin pashaporten Amerikane qe te udhetojne neper bote, kthehen dhe thone sa shume kam vuajtur ne Amerike. Ata qe perbuzin doren qe i ushqen jane ata njerez qe nuk meritojne as Ameriken dhe as Shqiperine. Te lutem o njerez te vuajtur nen vetmine e Amerikes a i dorezuat pashaportat Amerikane kur u larguat nga ky kontinent i merzise dhe i vetmise? Besoj qe jo se nuk i dihet kur te keni hall do vini persero ketu sepse kur doni te ndiheni si nierez ose do semureni do ktheheni me vrap ne Amerike duke tundur pasaportat Amerikane.
    Pervec klimes dhe bukurive natyrore qe po i betonojme ne atdheun tone te dashur, te tjerat te lutem mos i lavdero kot. Ndoshta e keni fjalen per ushqimet e fresketa te mbushura me kimikate nga Kina, apo per cmimet e lira qe ja kalojne standartit te Gjermanise, apo per ilacet e skaduara apo per doktore sharlatane qe te marrin ne qafe. E kam vene re edhe une, se ambasadad Shqiptare neper bote jane mbushur me njerez qe mezi presin te shkojne te jetojne ne Shqiperi. Ku eshte balta me embel se mjalta ne Shqiperi… Po nuk e mora vesh pse te tere qe shruanin jetonin ne Paris e ne Stamboll.
    Kalofsh same mire… se mbas 30 vjet demokraci akoma i zgjidhim te tera punet me dhune dhe njihemi ne tere boten si nje nga vendet me te koruptuara. Kete vit vazhduam zbritjen dhe po arrijme vendet me te korruptuara ne bote.
    Por te lutem mos e eduko veten dhe mos shih realitetin. Faktet dhe reliteti jane per ne “idiotet” qe jetojne neper bote. Pac fat.

  5. He… harrova Anita ti qe i permendur keto studime per imigracionin duhet te japesh edhe burimet e ketyre studimeve. Perndryshe keto qe ke shkruar jane vetem opinione dhe jo fakte. Nje shkrim serioz duhet te mbeshtet ne studimet serioze dhe jo ne google.
    Mos harroni qe studimet e ministrise se ekonomise ne Shqiperi kane 20 ejet qe thone qe ekonomia Shqiptare po rritet 3-5% ne vit por rroga mesatare eshte $330 ne muaj dhe me cmimet dyfish te Europes… Nuk e di se kush po genjen; po pyete ate popull qe diskuton akoma buken e gojes se sa eshte rritur ekonomia… Kane nje fjale te urte ketej nga vendi i vetmise… Te lutem mos urino mbi nje njeri dhe i thua qe eshte shiu.

  6. Fjale me vend thote zonja , por ama femijet i ka sistemuar ! Tani sakrific eshte ajo per nje jete me te mire ! Perpiqet njeriu i shkret por si Amerika ska per kete gje jam e sigurt !

  7. Ela te kuptoj shume mire se kam 30 vjet jashte dhe e di Anglishten mire. Ne radhe te pare ku i gjeti parate per tregeti(business)? Ajo tregon ndjenjat e atdhedashurise dhe per kete e admiroj. Mban akoma pashaporten Amerikane qe do te thote se rrugen e ka te hapur dhe shkone kur te doj. Por edhe ty qe mundohesh te komentosh anglisht, ose i bije kambanes qe ta shofin IRS-i dhe t’i bej presjon asaj ose tregon se flet dy gjuhe. Ti mos u bej xheloze se pse nje shqipetare ka me shume nga ty. Ti je shume e rrezikshme. Ty nuk te besohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.