Ditën e sotme moderatori i njohur Labinot Gashi është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Qëndresa, solli në jetë një vajzë dhe menjëherë pas lindjes Labinoti e ndau lajmin e ëmbël me ndjekësit e tij në Instagram.
Pak më parë, moderatori ka publikuar një foto me dorën e të voglës dhe ka zbuluar emrin e veçantë që çifti ka zgjedhur për të bijën.
“Rroa Gashi”, ka shkruar Labinoti krahas fotos, duke e shoqëruar me emojin e një zemre.
![](https://shqiptari.net/wp-content/uploads/2018/12/a-640x680.jpg)