Një aksident rrugor u regjistrua këtë të mërkurë në rrugën Peshkopi-Luzni, ku një automjet me të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.
Si pasojë, Arta Çera, me profesion infermiere, mbeti e plagosur rëndë dhe u dërgua menjëherë në Tiranë për ndihmë të specializuar.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.