Emri i Presidentit, zbulohet lëvizja e Ramës!

84
0

Zgjdhja e presidentit i ‘mbet’ në derë PS.

Ditën e premte Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë. Në orën 17:00 të pasdites do të diskutohet në lidhje me emrin e presidentit të ri të vendit.

Ka shumë mundësi që emri të kalojë për votim të hënën e ardhshme.

Burime bëjnë me dije se në këtë mbledhje do të jetë i pranishëm dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Pas mbledhjes së Kryesisë, do të ketë dyhe një mbledhje të grupit parlamentar, ku pritet të nisë edhe mbledhja e firmave të deputetëve, për të paraqitur zyrtarisht kandidaturat në Kuvend.

Që një kandidaturë të jetë e vlefshme, ajo duhet te këtë mbështetjen e së paku 20 deputetëve.

Tashmë socialistët kanë mundësi që të zgjedhin të vetëm emrin e presidentit të ri të vendit, duke qenë se Kushtetuta parashikon që kreu i shtetit në raundin e katërt dhe të pestë mund të zgjidhet me 71 vota deputetësh.