40-vjeçari shqiptar, Bujar Fandaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të rëntda tët Trevizos në Itali, për vrasjen e ish të dashurës së tij 26-vjeçares Vannesa Ballan, më 19 dhjetor të vitit 2023.
Fandaj i cili prej vitesh punonte si zejtar në Altivole të Italisë, u arrestua nga policia italiane menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Riese Pio X më 19 dhjetor 2023.
Ngjarja
Mbrëmjen e 19 dhjetorit të vitit 2023 Vannesa u gjet e masaktuar me thikë nga partneri i saj në shtëpinë etyre. 26-vjeçarja ndodhej me leje lindjeje pasi ishte në muajin e tetë të shtazanisë dhe ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ngriti menjëherë dyshimet te 40-vjeçari shqiptar Bujar Fandaj, pasi ky i fundit në të shkuarën kishte patur lidhje intime me viktimën, por pas ndarjes ai ishte kthyer në makth për 26-vjeçaren dhe partnerin e saj.
Siaps mediave italiane Fandaj nuk e kishte kapërdirë dot ndarjen mes tyre dhe kishte nisur presionin psikologjik ndaj 26-vjeçares duke i publikuar videot e tyre intime në rrjet e më aps duke ia nisur ato edhe parterit të Vannesës.
Por pas denoncimit të të resë, Fandaj ishte tërhequr përkohësisht duke mos e shqetësuar, deri në mbrëmjen e 19 dhjetorit të vitit 2023.
Sipas rindërtimit të ngarjes nga hetuesit, më 19 dhjetor 2023, Fandaj hapi me forcë një dritare dhe hyri në shtëpinë e gruas. Atje, i armatosur me një thikë, ai e goditi Vanessën tetë herë me thikë, duke e lënë të pajetë në dysheme. Më pas ai u përpoq të arratisej nga Italia.
Megjithatë, ai u arrestua disa orë më vonë nga karabinierët në shtëpinë e tij. Në fillim ai rrëfeu ngjarjen, por më pas u përpoq ta minimizonte përgjegjësinë e tij duke mohuar paramendimin. Por provat e mbledhura, duke përfshirë detajet e sulmit dhe mesazhet që i paraprinë vrasjes, e bindën Gjykatën për fajësinë e tij të plotë.