Shqiptarët viteve të fundit po u vënë emra interesantë fëmijëve të tyre të posalindur. Interesantja qëndron se shumica prej tyre janë emra jo shqiptarë, pra tingëllojnë si të huaj.
Emrat më të preferuar për t’ua vënë djemve janë Noel, Joel dhe Mateo, duke pasuar me Ergi, Luis, Aron, Samuel etj.
Kurse tek vajzat, emrat më të shpeshtë janë Amelia, Ajla, Melisa, Kejsi, Alesia atj.
Shpeshherë, prindërit apo të afërmit e tyre u vendosin emra pa ndonjë kuptim të veçantë foshnjave të tyre, por që mendojnë se tingëllojnë bukur.
Kujtojmë që vite më parë, emrat e fëmijve të shqiptarëve kanë qenë më tradicional dhe janë ripërtërirë, gjë që rrallë ndodh në ditët e sotme.