Eminem i shpall luftë Donald Trump (Video)

776
0

Fyerje ndaj Trump, Eminem: Nuk pendohem edhe nëse humb gjysmën e fansave
Me “Freestyle” që zgjat vetëm 4.5 minuta Eminemi ka bërë ndoshta njërën prej kritikave më të ashpra ndaj presidentit të SHBA-së Donald Trumpit në hip-hop.
Ai kritikon presidentin për qëndrimin e tij ndaj migracionit, kontrollit të armëve dhe katastrofave natyrore.

Në fjalët e tij 44 vjeçari i referohet parardhësit Barack Obama, për të cilin ka pasur më shumë mbështetje se presidenti i 45-të.
Reperi i njohur Eminem është shprehur se nuk e ka problem edhe nëse humbet gjysmën e fansave të tij për shkak të Trump. Rapperi i Detroit ka qenë i zëshëm në kritikat e tij për Trump në muajt e fundit, duke thënë se ai nuk interesohet për Amerikën dhe se i ka zhgënjyer mbështetësit e tij. Tetorin e vitit të kaluar Eminem goditi presidentin amerikan me një këngë rep, duke u thënë fansave që të zgjidhnin nëse ishin me Trump apo me të. Gjatë një interviste për Billboard tha se nuk i intereson edhe nëse ka humbur gjysmën e fansave, pasi ka ngritur një kauzë për të cilën ka pasur të drejtë. “Në fund të ditës, edhe nëse do të humbisja gjysmën e bazës së fansave atëherë le të jetë kështu, sepse une ndjej se kam ngritur një gjë për të cilën kam pasur të drejtë dhe jam në anën e drejtë të saj”.