Emigrimi masiv i shqiptarëve në vitin 1991, reagon Presidenti Meta: Shpopullimi drama më e madhe aktuale

195
0

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e sotme 8 gushtin e vitit 1991, atëherë kur 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë, në kërkim të lirisë dhe shpresës.

Presidenti Meta thekson se anija Vlora, me simbolikën e saj, duhet të shërbeje si një reflektim për sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët.

Meta më tej shprehet se ditet e sotme shpopullimi është drama më e madhe që po i ndodh vendit tonë.

“Si sot 30 vite më parë, më 8 gusht 1991, rreth 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë, në kërkim të lirisë dhe shpresës, duke i dëshmuar botës tragjedinë dhe mjerimin e popullit më të shtypur dhe të izoluar të kontinentit.

Anija ‘Vlora’, me të gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit”, shkruan Meta.