2.5 C
Tirana

Emigranti ‘Spiderman’ mahnit Francën. Shpëton një 4-vjeçar të varur në ballkon[VIDEO]

Date:

Share:

Gjesti i një emigranti është përshëndetur nga e gjithë Franca. I riu nga Malta u konsiderua si një hero pasi ai u ngjit në pjesën e përparme të një ndërtese në Paris për të shpëtuar një djalë të vogël që ishte në një ballkon të katit të katërt. Videoja spektakolare e shpëtimit të Mamoudou Gassama u bë virale në mediet sociale. Në më pak se një minutë 22-vjeçari kaloi nga ballkoni në ballkon dhe rrëmbeu katërvjeçarin ndërsa një fqinj u përpoq ta mbante fëmijën, nga ballkoni i banesës së tij. Presidenti Emmanuel Macron e ka ftuar emigrantin nga Mali në Pallatin Elysee të hënën për ta falënderuar personalisht. Ngjarja u regjistrua të shtunën në mbrëmje në një rrugë në veri të qytetit. Gassama tha se kishte ecur kur pa një turmë të mbledhur para ndërtesës. Ai i tha medieve franceze se kur e pa fëmijën që qëndronte i varur në ballkon “nuk ishte menduar aspak por kishte nxituar ta shpëtonte atë”. “Kur e mora në krahët e mi, e pyeta: ‘Pse e bëre këtë?’ Por ai nuk u përgjigj. “-rrëfeu 22-vjeçari. Shërbimi zjarrfikës i Parisit tha se ekipet kishin arritur kur djali ishte shpëtuar. “Për fat të mirë, kishte dikush që ishte fizikisht i aftë dhe i cili kishte guximin të shkonte dhe ta shpëtonte fëmijën”, tha një zëdhënës i këtij shërbimi për agjencinë e lajmeve AFP. Autoritetet lokale thanë se prindërit e djalit nuk ishin në shtëpi në atë kohë.

‘Spiderman i 18-të’
Kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo vlerësoi heroizmin e 22-vjeçarit dhe tha se e kishte thirrur që ta falënderonte. Ajo i referohej atij si “Spiderman i 18-të”, duke iu referuar distriktit të Parisit ku ndodhi shpëtimi. “Ai më shpjegoi se ai kishte ardhur nga Mali disa muaj më parë duke ëndërruar të ndërtonte jetën e tij këtu. Unë u përgjigja se gjesti i tij heroik ishte një shembull për të gjithë qytetarët dhe se qyteti të Parisit padyshim do të jetë i gatshëm ta mbështesë atë në përpjekjet e tij për t’u vendosur në Francë”-tha ajo.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ka alarmuar OBSH-në, mjeku i njohur flet për sëmundjen misterioze: Shenjat e sëmundjes janë..

Lija e majmunit kohët e fundit ka ngjallur jo pak shqetësime për popullatën në mbarë botën, por dhe është vendosur në fokus të OBSH-së....

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.