Emigrantët duhet të deklarojnë adresën në “e-Albania” ja pse kerkohet me ngulm nga qeveria

1851
0

Emigrantëve po u kërkohet se fundmi të deklarojnë adresën e saktë te banimit te tyre në e-Albania, me qëllim që të bëhen pjesë e procesit të votimit. Por, si do të realizohet kjo?

Drejtor i Shërbimeve Informatike, në Ministrinë e Brendshme, Vangjush Stavro, ishte i ftuar në A2, nga ku u shpreh se objektivi kryesor është të mësohet se ku ndodhen emigrantët shqiptarë në mënyrë që të marrin shërbime të personalizuara.

“Është e nevojshme që çdo shtetas shqiptar që jeton jashtë Republikës së Shqipërisë të deklarojë adresën e tij. Për drejtorinë e përgjakshme të Gjendjes Civile, objektivi kryesor është të dimë se ku ndodhen shtetasit tanë sepse do të japim edhe shërbime të personalizuara. Ky është objektivi kryesor, ndërsa nënprodukt i kësaj është edhe informimi i KQZ-së, që do të përcaktojë edhe rregullat se si do të votojë një emigrant.

Nëpërmjet “e-Albania”, ne duhet të mbledhim informacionet që të dimë se ku ndodhen shtetasit tanë jashtë vendit. Duke ditur se sa shtetas kemi në një shtet apo në një shtet tjetër, mund të ndërmarrim edhe nisma më të saktë nëse duhet të hapim një zyrë aplikimi për rifreskimin e dokumenteve të identitetit”, u shpreh Stavro.