1.5 C
Tirana

Emigrantë të kualifikuar në vënd të Lotarisë Amerikane

Date:

Share:

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e tij për reformimin e sistemit të emigracionit, duke thënë se do që të rekrutojë më të talentuarit. Propozimi për ndryshimin e ligjeve të emigracionit, vjen pas vitesh hapash prapa dhe ngecjesh.

“Ne diskriminojmë kundër gjenive. Ne diskriminojmë kundër të shkëlqyerve. Kjo nuk do të ndodhë me me këtë miratim”, tha ai, duke shtuar se ligjet aktuale favorizojnë imigracionin e bazuar tek lidhjet familjare, ndërsa ai do që të jetë i bazuar tek merita.

Plani ka si synim ta largojë procesin e miratimit të kërkesave të emigracionit nga lidhjet familjare dhe nevojat humanitare. Sipas Shtëpisë së Bardhë, plani do të forcojë sigurinë e kufijve dhe të krijojë një sistem bazuar tek merita.

Plani do ta eliminonte krejtësisht programin e lotarisë amerikane, në bazë të së cilit u jepen karta të gjelbra 50,000 njerëzve nga vende me përqindje të ulëta imigrantësh në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump tha se ata që vijnë përmes lotarisë, janë njerëz me aftësit të ulëta. Propozimi i Trump, do ta mbante numrin e kartave të gjelbra dhe statusit të banorit të përhershëm në rreth 1.1 milionë në vit, por do të ndryshonte mënyrën se si atë përcaktohen, duke u dhënë përparësi individëve me aftësi të veçanta dhe të arsimuar, me perspektiva punësimi apo investimesh, në vend të lidhjeve familjare me qytetarë amerikanë, ose nevojave humanitare.

Aktualisht, 12 për qind të imigrantëve lejohet të vijnë në Shtetet e Bashkuara, bazuar në aftësitë e tyre dhe 66 për qind farë lidhjeve me famljare që janë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara. Sipas planit, 57% për qind e vizave të imigrantëve do t’u jepen individëve me aftësi të veçanta apo oferta punësimi dhe vetëm 33% personave me lidhje familjare. Vizat për arsye humanitare duhet të reduktohen nga 22% në 10%.

Presidenti Trump tha se do që propozimet e tij të miratohen nga Kongresi, por plani i tij nuk është mbështetur deri tani as nga partia e tij republikane, aq me pak nga demokratët që e kanë kundërshtuar.

“Nëse plani nuk miratohet nga ky Kongres, tha zoti Trump, atëherë do ta miratojmë pas zgjedhjeve ku do të fitojmë”./ Burimi: Voa

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.