Emigracioni në SHBA: nëse shkon si turist dhe tenton të qëndrosh përgjithmonë, ja pasojat ligjore…

643
0

Në qoftë se udhëtoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vizën e turistit (B-2) me qëllim për të bërë martesë, do t’u krijohen probleme serioze.  Kështu është shprehur avokati i njohur për këtë çështje, Kieran Both, i cili jep detajet dhe sqarimet e nevojshme për gjithë të interesuarit.

“Nëse një person bën diçka ose synon të bëjë diçka që nuk përputhet me vizën e saj turistike (si në rastin tonë) zyrtari i emigracionit brenda 90 ditëve nga hyrja, mund të supozojë se premtimi i personit për të vizituar SHBA dhe kthyer në vendin e saj ishte një gënjeshtër e qëllimshme.

Kur të aplikoni për kartën e gjelbër (green card), përfaqësuesi i emigracionit do të shikojë datën e martesës suaj dhe datën kur keni hyrë këtu me vizën turisti.

I bëhet e qartë se keni planifikuar paraprakisht që të aplikonit në të ardhmen. Paraqitja e aplikimit për kartë jeshile (green card) brenda 90 ditëve pas hyrjes ngre një dyshim të fortë për mashtrim.

Përveç kësaj, nëse zyrtari konsullor ose ai patrullimit në aeroport dyshon se keni ndërmend të emigroni përgjithmonë, ndërsa jeni përpjekur të hyni në Shtetet e Bashkuara, ka shumë të ngjarë që t’ju mohohet hyrja. Nëse ai e di ose beson se ju keni një anëtar të familjes në Shtetet e Bashkuara, mund t’u refuzohet hyrja”, thotë avokati për Illyria.

Letër:

I dashuri im është shtetas amerikan. Unë kam menduar të vij në Amerikë me vizë turistike për t’u martuar me të dhe pastaj të aplikoj për green card, bazuar në martesën me amerikan. A ka ndonjë gjë që duhet ta di paraprakisht lidhur me këtë proces?

Përgjigje:

Nuk është e këshillueshme që të vini në SHBA me vizë turistike me qëllimin për t’u martuar dhe bazuar në martesë të aplikoni për green card. Nëse bëni diçka që bie në konflikt me qëllimin e vizës, kjo mund të ndikojë keq në aplikimet tuaja të ardhshme. Nëse paraqitni kërkesën për green card bazuar në martesën tuaj brenda 90 ditëve nga hyrja juaj, shërbimi i imigracionit mund të konkludojë që e keni marrë vizën nëpërmjet mashtrimit. Dhe nëse krijohet kjo bindje në Emigracion do të ndaloheni nga hyrja në Amerikë për jetë.

Kur dikush hyn në SHBA me vizë vizitori, koha e vizitës është e kufizuar. Ky person nuk është i autorizuar të punojë, ose duhet të ndryshojë statusin. Personi nuk mund të bëjë një plan të paracaktuar për të ardhur si turist dhe pastaj të martohet me qëllim që të aplikojë për green card .

Kjo mund të shihet si një qëllim i paramenduar për të qëndruar në SHBA, dhe përbën shkelje të kushteve të vizës turistike.

Kur një person aplikon për vizë betohet dhe merr përsipër dënimin për dëshmi të rreme, në qoftë se ai/ ajo nuk kthehet në vendin e vet brenda periudhës së autorizuar të qëndrimit. Nëse USCIS konkludon se personi gënjen për të arritur qëllimin e vet, ai/ ajo mund të konsiderohet fajtore për mashtrim apo keqinterpretim të qëllimshëm. Zbulimi i mashtrimit apo keqinterpretimit rezulton në ndalim të përhershëm për hyrje në SHBA.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DOS) ka zgjeruar periudhën kohore që mund të arrijë në përfundimin se një vizitor ka keqinterpretuar qëllimet e tij/saj kur erdhi në Shtetet e Bashkuara me vizë turistike. Politika e re e zgjat periudhën prej 30 deri në 90 ditë gjatë së cilës emigracioni mund të marrë vendim. Politika e re aplikohet në konsullata, në pikat e hyrjes në SHBA si edhe në Shërbimin e Emigracionit dhe Shtetësisë amerikane.

Ne rekomandojmë që i dashuri juaj të paraqesë formularin përkatës (Forma I-129F) Petition for Alien Fiancée dhe pastaj të vini këtu për t’u martuar. Atëherë mund të aplikoni për green card në SHBA. Plani që keni menduar është i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë probleme serioze gjatë procesit.

Plani për t’u martuar me një qytetar amerikan mund të bjerë në kundërshtim me deklaratat e bëra zyrtarit konsullor kur shkuat për vizë turistike ose në deklaratën e bërë para zyrtarit të DHS kur të hyni në SHBA Shpesh përfaqësuesi i DHS në aeroport i kërkon vizitorit të deklarojë se cili është qëllimi i ardhjes në SHBA dhe çfarë planifikon të bëjë. Ata shpesh pyesin edhe për anëtarët e familjes në SHBA.

Tani, nëse një person bën diçka ose synon të bëjë diçka që nuk përputhet me vizën e saj turistike(si në rastin tonë) zyrtari i emigracionit brenda 90 ditëve nga hyrja, mund të supozojë se premtimi i personit për të vizituar SHBA dhe kthyer në vendin e saj ishte një gënjeshtër e qëllimshme.

Kur të aplikoni për kartën e gjelbër(green card), përfaqësuesi i emigracionit do të shikojë datën e martesës suaj dhe datën kur keni hyrë këtu me vizën turisti. i bëhet e qartë se keni planifikuar paraprakisht që të aplikonit në të ardhmen. Paraqitja e aplikimit për kartë jeshile(green card) brenda 90 ditëve pas hyrjes ngre një dyshim të fortë për mashtrim. Përveç kësaj, nëse zyrtari konsullor ose ai patrullimit në aeroport dyshon se keni ndërmend të emigroni përgjithmonë, ndërsa jeni përpjekur të hyni në Shtetet e Bashkuara, ka shumë të ngjarë që t’ju mohohet hyrja. Nëse ai e di ose beson se ju keni një anëtar të familjes në Shtetet e Bashkuara, mund t’u refuzohet hyrja.

Politika e re zëvendëson rregullin e dikurshëm prej 30/60 ditësh. Në të kaluarën, nëse një vizitor paraqiste aplikim për green card brenda 30 ditëve nga hyrja, krijonte dyshim në aplikimin për vizë. Nëse kërkesa green card paraqitej më shumë se pas 30 ditësh, por më pak se 60 ditë pas hyrjes ne SHBA, nuk ngrinte dyshim për mashtrim apo keqinterpretim. Nëse aplikimi ka ndodhur më shumë se 60 ditë pas hyrjes, nuk krijonte bazë për keqinterpretim.

Rregulli i ri 90-ditor është më i ashpër, pasi konkluzioni i emigracionit është për një periudhë 90-ditore, në krahasim me periudhën 30 ditore.

Problemi kyç është se cili ka qenë qëllimi i personit në kohën e lëshimit të vizës ose në kohën e pranimit në Shtetet e Bashkuara. Nëse nuk kanë qenë konsistente në këto dy pika nuk bën dallim nëse ka një rregull 30-ditor ose 90-ditor. Aplikantit duhet t’i jepet gjithashtu një mundësi për të hedhur poshtë dyshimin për keqinterpretim të qëllimshëm , duke paraqitur prova dhe evidenca .

Nëse aplikimi për green card është paraqitur më shumë se 90 ditë pas hyrjes, nuk lind automatikisht dyshimi për keqinterpretimit me paramendim.