Elvis Naçi: Më kanë akuzuar, nuk do të merrem kurrë me politikë

1135
0

Imami Elvis Naçi është i pranishëm gjatë mbledhjes se Komitetit Kombëtar të Rindërtimit dhe u shpreh se deri më tani nga fondacioni i tij janë mbledhur 2 milion euro dhe priten rreth 3-4 milion. 

Ai tha se shumë shpejt do të bënte transparencë të plotë sa u përket të ardhurave. Prej kohësh cilësohet si politikan i ardhshëm duke qenë se ka shumë impakt në shoqëri.

Naçi i ka dhënë edhe një herë tjetër përgjigje kësaj, duke u shprehur se kurrë nuk do të merrej me politike.

Elvis Naçi:

Nuk merrem me politikë, pavarësisht se më kanë akuzuar. Jemi të barabartë. Këtu jemi të gjithë të barabartë në fusha të ndryshme, të gjithë kemi kontribuar. Barazia në këtë tryezë, hapi i parë për të ngrohur ata që janë të varfër.

Ne në këtë tryezë do të bëjmë transparencën edhe të fondeve të njëri-tjetrit, Unë nuk kam asnjë post dhe nuk do të merrem asnjëherë me politikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.