Elvana Gjata thyen heshtjen: Nuk e kam aspak te lehte por duhet ti them dy fjale..

1541
0

Prej disa muajsh në heshtje të plotë, këngëtarja Elvana Gjata ka zgjedhur të bëhet e “gjallë” duke reaguar në rrjetet sociale. Përmes një posti në faqen e saj në “Instagram”, këngëtarja ka treguar se ka kaluar një gjendje aspak të mirë.

Pas ngjarjes së rëndë në zonën e ish-Bllokut, emri i këngëtares u përfol shumë në media, madje pati pretendime se shkaku i konfliktit ishte vetë ajo.

Këngëtarja u largua nga Shqipëria dhe vendosi të mos komentojë për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa sot ka hedhur hapin e parë duke reaguar në rrjetet sociale.

Postimi i Elvana Gjatës:

Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi.

Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale…

Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia.

Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj…