Elsa Lila lirohet nga burgu, daja avokat: Jam kthyer sot nga Italia, më vjen turp që ..

2
0

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila është ditën e sotme është liruar nga burgu pasi mbi të nuk rëndon asnjë akuzë.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë daja i saj avokati Saimir Visha në një intervistë të dhënë për Syri Tv.  Visha tregoi se ka drekuar sot me mbesën e tij dhe ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën”, tha Visha.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare u arrestua më 16 mars në Itali pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.