Për herë të parë, Elona Kalesha, 36-vjeçarja shqiptare e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, Teuta dhe Shpëtim Pasho, është “hapur” teksa merrej në pyetje nga Prokuroria e Firences. Sipas mediave italiane, në të kaluarën, Elona kishte shfrytëzuar të drejtën për të mos iu përgjigjur hetuesëve.
Megjithatë, dje për më shumë se shtatë orë Elona u mor në pyetje nga zëvendës-prokurorët Galeotti dhe Beatrice Giunti dhe nga avokatet paditëse Cristina Masetti dhe Eleonora Rossi në sallën e gjyqit të Santa Verdiana. E reja kujtoi historinë me Taulant Pashon, e cila filloi me një takim në një pijetore në vitin 2009 dhe më pas kulmoi me bashkëjetesë që nga viti 2012. Në vitin 2014, ai është në burg dhe ajo i shkruan një mesazh me dy sprej (“Të dua Taulant- Më mungon”) në një mur përballë burgut Solicciano, pranë fushës ku u gjetën valixhet me trupat e prindëve të tij: E njihja atë zonë, dhjetë minuta larg shtëpisë sime, shkoja gjithmonë me qentë.
Më pas, ajo tregoi se i kishte vrarë vjehrrit që të mos i tregonin djalit të saj, që sapo kishte dalë nga burgu, se kishte bërë abort në tetor 2015.
“Me Taulantin ngjizëm një fëmijë në Sollicciano, të cilën e ndërpreva më 27 tetor 2015 dhe ai e dinte.”
Vetë Taulanti kishte thënë në gjykatë se nuk kishte dijeni për atë shtatzëni duke pretenduar se nuk kryente dot marrëdhënie në burg. Ishte kjo përmbyllja përfundimtare e një sage të vërtetë me protagonizëm shqiptar në Firenze, e cila u bë e njohur si ngjarja e “trupave në valixhe”. Tre valixhe e më pas një e katërt, u gjetën në dhjetorin e vitit 2020 në Firenze. Brenda tyre, mbetje mortore të dy individëve, një burri dhe një gruaje.
Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë.
Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar. Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulanti, e cila është arrestuar që me 22 dhjetor./zeri