Elisa Spiropali i zë vendin ish ministrit Sandër Lleshaj?

911
0

Gjatë një interviste me moderatoren Jonida Shehun, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka folur për pro testën pas ngjarje qe ndodhi së Klodian Rashës.

Spiropali u pyet edhe nëse do të ishte ajo e cila do të merrte në dorë Ministrinë e Brendshme, pas largimit të Sandër Lleshajt, teksa tha se është vendim që i përket kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Ministria e Brendshme ka nevojë për një drejtues. Do ta merrnit një detyrë të tillë në këtë situatë?

Spiropali: Nuk kam asnjë dijeni për kë është folur. Kjo nuk ka lidhje me dëshira, ka lidhje me vendimmarrjet. Është e drejtë e kryeministrit për të zgjedhur.

Pyetje: Kur pritet të vendoset?

Spiropali: Shumë shpejt. Kryeministri do ta bëjë me dije.

Pyetje: Do ta pranoje nëse kryeministri do ta ofronte?

Spiropali: Nuk është ky vendi.

Pyetje: A mund ta përballojë një grua një detyrë të tillë?

Spiropali: Kjo s’ka lidhje. Një grua apo burrë gjykohet vetëm nga karakteri i tyre.

Pyetje: E ka Elisa Spiropali karakterin për ta përballuar një dikaster të tillë?

Spiropali: Atë nuk e gjykoj unë, e gjykojnë të tjerë.

Pyetje: Do të ishe për një burrë apo grua?

Spiropali: Jam për një njeri të denjë, ashtu siç ishte edhe Sandër Lleshaj.