1.5 C
Tirana

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Date:

Share:

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të vjetër, por gjatë shembjes kanë gjetur mes gërmadhash një arkë.

Në pak sekonda kanë menduar se gjetën një thesar të fshehur nga gjyshi. Ndaj me shumë kërshëri kanë nisur ta hapin. Sapo kanë hequr kapakun, janë shtangur nga ajo që kanë parë.

Brenda arkës ndodheshin brinjë dhie dhe dashi dhe 2­3 brisqe të vjetër (biçakë). Familjarët kanë mbetur të “zhgënjyer” sepse prisnin të paktën ndonjë monedhë floriri apo argjendi brenda saj. Gjithçka e kishte një shpjegim.

Gjyshi i tyre kishte qenë punues i brisqeve, dhe në atë kohë dorezat e tyre bëheshin nga brirët e dhive apo të deshve. Dhe duket se një pjesë të pasionit të tij ai e ka fshehur aty mes muresh, nuk dihet pse, ndoshta që një ditë pasardhësit ta kujtonin se ai kishte qenë një briskaxhi me nam.

Në fakt në këtë qytet kanë ekzistuar (dhe vazhdon të ekzistojë) një fis i madh me mbiemrin Biçakçiu, që në turqisht përkthehet briskaxhi. Edhe pse nuk gjetën gjëra me vlerë, gjithsesi, këta biçakë të vjetër përbëjnë në vetvete një “thesar”. Ato dëshmojnë një profesion mjaft të njohur në këtë qytet, biçakët e punuar me mjeshtëri të të cilëve shiteshin nga Anadolli deri në Romë dhe akoma më larg…

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.