Janë bërë publike pamjet e atentatit të ndodhur në Rinas të mërkurën, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur miku i tij, Mustafa Sheqeri (Shaljani). Në pamjet e publikuara ne rrjet shihet sesi ekzekutori i afrohet makinës ku po udhëtonin Dani dhe Sheqeri dhe hap zjarr ndaj tyre, ndërsa më pas dëgjohet edhe një breshëri automatiku drejt makinës.
Nga pamjet shihet edhe se si autorët largohen me makinën tip Toyota pasi kanë kryer atentatin, në drejtim të Fushë-Krujës.