Eskpert i IT, Tomi Kallënxhi, ka këshilluar që celularët mos të karikohen me fishë në kompjuterin e punës.
Në një intervistë për emisioni “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, ai tha se karikimi i celularëve në kompjuterat e punës apo në vendet publike mund të ketë rrezik për të dhënat tuaja.
“Nëse keni të dhëna sensitive në telefon mos e vendosni telefonin në bateri në vendet publike. Duhet të keni kujdes që celularët mos ti karikoni me fishë në kompjuterin e punës. Në çdo rast duhet të kemi kujdes, dhe në çdo rast duhet të kemi karikuesin e telefonit me vete”- tha ai.