Eksperti amerikan bën parashikimin e bujshem: 12 javët e ardhshme do të jenë..

544
0

E gjithë bota është mbërthyer nga pandemia e koronavirusit te ri, i cili po ve ne rrezik çdo ditë shendetin e njerëzve.

Para pak ditesh, drejtori i Qendrës për Kërkime të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës, Dr. Michael Osterhom, ka paralajmëruar se tre muajt e ardhshëm mund të jenë muajt më të errët të gjithë pandemisë.

“Gjashtë deri në 12 javët e ardhshme do të jenë më të errëta e të gjithë pandemisë”, thotë ai.

Sipas tij, vaksinat kundër virusit nuk pritet të jenë gati të paktën deri në 3 mujorin e parë të vitit 2021.

Siç kishte raportuar më parë Business Insider, gara për të krijuar një vaksinë COVID-19 tashmë ka tejkaluar rekordet për shpejtësinë, duke nxitur shqetësimin se vaksina po nxitohet për qëllime politike pavarësisht nga një premtim i rrallë i përbashkët nga prodhuesit e ilaçeve për të siguruar që vaksina të zhvillohet në mënyrë të sigurt.