Ekskluzive/ Telefonatë e rëndësishme nga Shtëpia e Bardhë për kryeministrin Edi Rama

Në zyrën e kryeministrit Rama, pritet të bjerë një zile telefoni nga përtej oqeanit. ‘BalkanWeb’ mëson nga burime konfidenciale diplomatike se telefonata zyrtare do të kryhet mes Shtëpisë së Bardhë dhe kryeministrisë në orët në vazhdim.

Nuk thuhen arsyet e këtij komunikimi që konsiderohet i rëndësisë së vecantë. Me shumë gjasa do të jetë këshilltari për Sigurinë, John Bolton, njeriu më i rëndësishëm për momentin në krah të presidentit Trump, ai që do zhvillojë bisedën me kryeministrin Edi Rama. Afërmendsh cështja më e përfolur e momentit është debati për kufinjtë mes Kosovës dhe Serbisë, por sigurisht nuk përjashtohet mundësia për diskutimin e temave të tjera të nxehta të politikës rajonale e globale.

Më së fundi qeveria shqiptare mori komplimente e mbështetje publike, nga presidenti Trump, Sekretari i Shtetit, Pompeo dhe këshilltari Bolton për dëbimin e ambasadorit Iranian dhe një punonjësi tjetër të ambasadës, nga Shqipëria, në mesin e dhjetorit. Gjithsesi mbetet për t’u mësuar më shumë rreth kësaj telefonate të pazakontë. / BalkanWeb /

- Advertisement -

Ndryhon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Ditën e sotme, më 21 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.1 lekë dhe shitet me 92.3 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet...

“Zgjimi i Lulit”/ Nuk kanë fund replikat mes Ramës dhe Bashës: Kur ishim bashkë deri në mesnatë…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit postoi një video- mesazh për të. Rama ironizon Bashën për renditjen në...

Vajza 2 vjecare del në rrugë, babai i saj hidhet poshtë makinës për ta shpëtuar

Një moment pakujdesie mund të ishte shndërruar në tragjedi në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një 42-vjeçar është përplasur nga një makinë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.