“Edukatorja që ecën dy orë në këmbë”, 18 vite dedikim për fëmijët e Novoselës: Eci dhe çlodhem. Kur është kohë e keqe..

Ka njerëz që e matin distancën me kilometra, por Mesnete Seitaj e mat me përkushtim.

Prej më shumë se 18 vitesh ajo ecën dy orë në këmbë çdo ditë, mes erës e shiut, diellit e dëborës, për të mbërritur aty ku e presin fëmijët e fshatit Novoselë, për t’i edukuar e rritur. Sot ajo këtë rrugë e bën për 7 fëmijët e vetëm të këtij fshati.

Edukatore Neti, siç e njohin banorët e zonës, tregon se kur pasioni është në krye, nuk ka vështirësi që mund të mposhtë misionin e saj.

“Po bëj rreth 18 vjet që jam në punë, ec dhe çlodhem. Kur është kohë e keqe, një orë shkoj, një orë kthehem, kur është kohë e mirë 45 minuta. Po tani fshati i ka të gjitha këto, rrugën, vështirësinë, por është kënaqësi kur mbërrin në vend, dalin fëmijët para dhe kënaqin. Kur sheh një fëmijë në shtëpi, të heq lodhjen, nuk dua ta di fare se jam në fshat. Është fëmija mbi të gjitha. Vështirësi të mëdha”, thotë Mesnete Seitaj.

Neti tregon se vitet e shpenzuara në Novoselë kanë bërë që të bëhet si banore e këtij fshati, edhe pse shpopullimi ka ndikuar.

“Vetëm shtëpia më mungon, me gjithë banorët njihem dhe për këtë nuk jam larguar. I falënderoj të gjithë. Jam bërë pjesë e fshatit. Unë kam fëmijë në kopsht e shkollë, kam 7 fëmijë këtë vit, kam pasur 10-15, ka rënë numri i fëmijëve”, thotë Mesnete Seitaj.

Mesnete Seitaj është gruaja heroinë, pasi është e vetmja në shtëpinë e saj që punon, me një bashkëshort me probleme shëndetësore. Ajo ka një thirrje për ata që duan të bëhen pjesë e mësimdhënies.

“Arsyeja është e madhe, është kënaqësia që gjysmën e ditës e kalon me fëmijët. Plus ekonomia. Jam e vetmja që punoj, bashkëshorti është në KEMP, në një farë forme, si gjithë nënat që përpiqen. Mos zgjedhin vendin ku do shkojnë, zgjedhin punën që të jetojnë, mos e shohin në thonjëza qiellin, por të ardhmen e tyre, prindërit, familjen”, thotë edukatore Neti.

Në fshatin ku heshtja është më e madhe se zërat e banorëve, edukatorja Neti ngelet britma e madhe e shembullit pozitiv, për të ushqyer me dije fëmijët e pakët të kësaj zone.

- Advertisement -

Do ti marri shtëpinë, vajza rreh babain 88 vjeçar, nipin e filmon!

Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 iu drejtua emisionit “Stop”pasi avokatja Eda Merkuri, i mori 700 mijë lekë borxh,...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç...

“Me erdhi qumeshti i gjirit, ku ta çoj” shkelma barkut që të vriste fëmijën, rast makabër në Bulqizë, 23 vjeçarja rrëfen tmerrin..

Ne emisionin Stop, u ndalen në rastin makabër të një vajze 23 vjecare nga Bulqiza, e cila sipas dëshmisë së saj, është dhunuar nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.