Edmond Tupe: Studentët nuk janë dele, të rrinë të bashkuar, ja cfarë duhet të bëjnë

575
0
Pedagogu i njohur Edmond Tupe duke folur live nga protesta është shprehur se, studentët nuk duhet të përçahen. I pyetur nga gazetari Ermal Rizai, se çfarë duhet të bëjnë studentët, profesor Tupe është shprehur se ata duhet të rrinë të bashkuar. ‘Kishim vite, dekada pa parë një protestë të tillë, që nisi pa bujë, por u zgjerua kaq shumë. Të rinjve, studentëve, mbarë popullit shqiptar i ka shkuar thika në kockë. Ne nuk jemi një popull dele, studentët tanë nuk janë dele dhe nuk janë pula të lagura. Studentët nuk duhet të përçahen, por duhet të rrinë bashkë, të ruhen nga provokimet. Klasa jonë politike duhet të marrë gjak të ri, të ndryshojë thellësisht’, u shpreh profesor Edmond Tupja