Edhe polic edhe kriminel, shqiptari në Amerikë që shantazhonte bizneset, e gjen belaja

Dënohet me 14 vite burg nga Gjykata e Bruklin si pjesëmarrës në një organizatë kriminale që shantazhonte bizneset në Queens, Nju Jork Besnik Llakatura.

38 vjeçari ishte ish-oficer policie në SHBA, me origjinë shqiptare.

Në vitin 2013, Llakatura ishte oficer aktiv në zonën e Staten Island. Njëkohësisht ai ishte anëtar edhe i një grupi kriminal, që drejtohej nga një tjetër shqiptar, Redinel Dervishaj. Ky grup kriminal u vendoste gjoba bizneseve duke i shantazhuar dhe kërcënuar. Ish-polici Besnik Llakatura shantazhonte biznesmenë, duke i detyruar të paguanin mijëra Dollarë në muaj. Në Dhjetor të vitit 2015, Llakatura pranoi fajësinë në Gjykatë dhe u shkarkua nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut. Ai tha para hetuesve se drejtuesi i grupit kriminal, Redinel Dervishaj ishte një person i rrezikshëm dhe kishte lidhje me krimin e organizuar shqiptar.

Sipas avokatëve të Besnik Llakaturës, 38-vjeçari bëri gabim të madh duke u bashkuar me organizatën e Redinel Dervishaj, vëllai i të cilit Plaurent Dervishaj është një person në arratisje dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli dhe autoritetet amerikane. Ndërkohë, Marsin e vitit të kaluar një gjykatë federale amerikane dënoi me 57 vite burg Redinel Dervishajn dhe me 18 vite burg një anëtar të bandës të tij, Denis Nikolla.

- Advertisement -

U vra nga ish-partneri në Amerike, familja kërkon ndihmë për varrimin e Sueles dhe kujdesin e vajzës

Mëngjesin e ditës së hënë (29.01.2024), Suela Saliaj u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj 34-vjeçar Renato Muhaj. Ndërkohë që familja e Suelës kërkon ndihmë...

Histori suksesi në Amerikë, kush janë 4 shqiptarët që fituan në zgjedhjet për disa qarqe

Amerika gjithnjë ka dëshmuar se kushdo mund të jetë histori suksesi pavaresisht prejardhjes. Vedat Gashi nga Kosova, Violeta Berisha nga Puka, Edit Shkreli nga Shkodra...

Iku me Lotarine Amerikane/ Nga varfëria e Korçës, në pronar i 18 restoranteve në Amerikë (Video) –

Florenc Leshnja është një prej Korçareve që ka arritur Ëndrrën Amerikane ku tashme është pronar i 18 restoranteve në Amerike. Kur kemi ardhur ne Usa...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.