“E urrej fëmijën tim, lutem që të vdesë në gjumë”

944
0

Një nënë, identiteti i së cilës është anonim, ka pranuar se e urren fëmijën e saj të tretë dhe dëshiron që ai të vdesë në gjumë. Ajo shpjegon se i do të dy vajzat e saj, të moshës gjashtë dhe tetë vjeç dhe ende nuk është në gjendje të ndiejë dashuri për djalin e saj i cili është më i vogli.

Nëna e dëshpëruar ka kërkuar këshilla nga prindër të tjerë, raporton Mirror online.

Ajo pretendonte se kishte mbetur shtatzënë aksidentalisht dhe ishte katër muajshe kur e kuptoi këtë shtatzëni të saj, gjë që e vinte abortin në pikëpyetje.

Ajo shpresonte se ndërlikimet e shtatzënisë mund të bënin që ajo të pësonte një abort emergjent më vonë. Sidoqoftë, shtatzënia e saj vazhdoi pa probleme dhe ajo lindi një djalë të shëndetshëm.

Nëna shpjegoi se kur fëmija kishte lindur ajo ishte shtirur se u ndje e lumtur, dukeqenë se kishte frikë nga ajo çfarë mendonin fëmijët e tjerë të saj.

“Unë e urreva fëmijën tim për 18 muaj të parë të jetës së tij”, tha ajo.

“Unë dhe bashkëshorti im luteshim që ai të vdiste në gjumë sepse jeta jonë ishte më e mirë pa ekzistencën e tij”.

Ka mundësi që nëna anonime mund të ketë vuajtur nga depresioni pas lindjes, që prek më shumë se një në 10 gra brenda një viti të lindjes, thonë ekspertët./tvklan.al