E trishtë! Shqiptari gjendet i varur në pemë në Itali

329
0

Një shtetas me origjinë shqiptare është gjetur i varur në një pemë në fshatin Vetriolo, një fshat në Bagnoregio në Itali.

Kërkimi nisi nga punëdhënësi, i cili duke parë që ai nuk ishtë paraqitur në punë është shqetësuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e martë, kur punëdhënësi italian njoftoi autoritetet i shqetësuar.

Pas kërkimeve, emigranti u gjet i varur në një pemë pranë banesës.

Viktima u identifikua si Kujtim Çobo, 55 vjeç nga Shqipëria, emigrant në Itali.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Bagnoregio-s, Luca Profili.

“Ka shumë njoftime për një person të gjetur të varur në Bagnoregio. Ai është një shqiptar që kishte ardhur për arsye pune.

Ngushëllimet e mia familjes së tij.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka shkruar ai