Skip to content

E trishtë/ Prej ditësh asnjë komunikim me fëmijët! Çifti gjenden të VDEKUR në banesë..

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku një burrë 58-vjeç dhe bashkëshortja e tij 55-vjeçe u gjetën të vdekur brenda banesës së tyre. Çifti kishte qenë i shpallur i zhdukur prej disa ditësh, ndërsa fëmijët e tyre njoftuan policinë pasi nuk mundën të kontaktonin me prindërit që nga e hëna.

    Fqinjët gjithashtu raportuan mungesën e çiftit që nga fillimi i javës, gjë që çoi në kërkimet e menjëhershme. Policia, sapo mbërriti në vendngjarje, konstatoi trupat e pajetë të çiftit nga dritarja e shtëpisë.

    Sipas mediave greke, çifti sapo ishte rikthyer nga Gjermania për t’u vendosur përfundimisht në Greqi dhe po kryente punime në banesë. Tre fëmijët e tyre jetojnë në Gjermani dhe komunikimi i fundit me prindërit ishte bërë të hënën.

    Trupat e 58-vjeçarit dhe 55-vjeçares do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Komotini, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Hetimet paraprake dyshojnë se shkak ka qenë një rrjedhje gazi, që ka çuar në helmim nga monoksidi i karbonit.