Skip to content

E trishtë/ Ndahet papritur nga jeta ish-deputeti Gerti Bogdani

    Është ndarë papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

    Mësohet se ish-ligjvënësi demokrat ka pësuar arrest kardiak në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë.

    Mësohet se Gerti Bogdani është shtruar në spital ditën e sotme, por nuk ka mundur të mbijetojë.

    Gerti Bogdani u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare.

    “Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.” njofton policia.