E trishtë/ Ndahet papritur nga jeta në moshë të re gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar

979
0

Gazetari dhe publicisti i njohur Nebil Çika është ndarë nga jeta. Prej vitesh ka mbajtur postin e ish kreu i të përndjekurve politikë. Çika u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare ndërsa nuk dihen ende arsyet.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se pas homazheve, trupi i pajetë do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.

“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Cika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufinës”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.

Nebil Çika i përkiste një familje të njohur patriote dhe intelektuale nga Borshi i Bregut. I përndjekur familjarisht gjatë regjimit komunist, Nebil Çika ka qenë gazetar që prej fillimeve të viteve 90-a. Vitet e fundit ai drejtonte organizatën e ish-të përndjekurve politikë. Në fillim si reporter i kronikës e më pas gazetar politik dhe botues i gazetës “Minerva”.